Ai dhe Ajo

Jean-Pierre Martinez

Shqipëroi Adrian Guri

Me mbështetjen e vetë autorit Jean-Pierre Martinez

Korrektoi – Ersila Rezhda

Jean-Pierre Martinez është një autor francez. Lindi në 1955 në Auvers-sur-Oise,Francë. Ai ka shkruar 32 komedi. “Ai dhe Ajo” është e vetmja e përkthyer në anglisht dhe në shqip.

FREE DOWNLOAD

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Hyrja e artistëve

1 – Nata e parë martesës

2 – Koha e luleve të qershisë

3 – Prishja e televizorit

4 – Karantina

5 – Përcaktimi i dashurisë (nëpërmjet asaj që nuk është) dhe takimi sërish

6 – Carpaccio dhe Bacon

7 – Zhdukja

8 – Bota e sportit

9 – Bisedë e vogël

10 –Ku shkojmëkur vdesim?

11 – Makthi

12 – Mobiljet Dalja e emergjencës

Hyrja e artistëve

(Errësirë. Duket sikur do të fillojë shfaqja. Megjithatë asgjë nuk ndodh për një kohë aq të gjatë sa publiku të fillojë të mërzitet. Një dritë e zbehtë shfaqet në një cep ku janë të ulur pranë dy spektatorë, një burrë dhe një grua-nuk njihen me njëri-tjetrim. Burri lexon i nervozuar guidën dhe pastaj shikon orën e tij. Gruaja nxjerr një pako kokoshka nga një çantë e madhe me shumë zhurmë dhe fillon të hajë duke mbushur dorën plot).

Ai– Më falni… Dini gjë çfarë po ndodh? Ajo– Mesa kuptoj po presim aktorët…

Ai– Deri më sot, vetëm publiku vohohet në shfaqje. Po të fillojnë të vonohen dhe aktorët… (Qetësi)

Ajo(E shqetësuar) – Mund ta shoh pak guidën tënde të lutem? Në rast se është anulluar shfaqja…

(Ai jep asaj guidën e tij. Por ajo nuk ka si ta marrë, sepse duart i ka të zëna me kokoshka)

Ajo(Duke i treguar kokoshkat) – Dëshironi ca?

(Ai nuk ka zgjidhje tjetër veçse të marrë çantën. Ajo shikon guidën dhe nuk kupton asgjë në të. Ai ha kokshka fshehurazi)

Ajo – Më fal, unë jam mësuar me këto pritjet por këtu nuk po gjej asgjë…

Ai – Ndërsa mua nuk më pëlqejnë kokoshkat…

(Ajo i jep guidën dhe merr kokoshkat)

Ajo – Gjithësesi, tashmë është vonë për në kinema… Nuk kemi ç’të bëjmë, më mirë presim.

Ai – Uroj t’ia vlejë…

Ajo(E shqetësuar) – Fjalë të këqija nga kritika?

Ai(Duke shikuar nga publiku) – Sikur nuk ka shumë njerëz…

Ajo– Epo kritikët … nuk kanë shumë rëndësi… Shpesh herë shohim vepra të admiruara nga kritika, që zgjasin me orë të tëra… por askush nuk guxon të thotë se janë të mërzitshme, nga frika që të mos duken si idiotë. Dhe pas shfaqjes vijnë dhe të thonë “Ajo shfaqje ishte shumë e thellë, filozofike: Kjo tregon se ata nuk kanë kuptuar asgjë nga ajo që panë…

Ai– Ndërsa për komedinë është ndryshe. Nëse njerëzit nuk qeshin gjatë shfaqjes, nuk do vijnë të thonë pas shfaqjes se u kënaqën duke qeshur… »vëtëm një kritik mund ta kuptojë sa histerike është shakaja »

Ajo – Ju jeni kritik arti?

Ai(I habitur)- Pse ju nuk jeni?

Ajo-Aktore…

Ai – Sigurisht…

Ajo – Vetëm aktorët dhe kritikët vijnë në teatër sot… Një në dy spektatorë është aktor. Është e vështirë të dallosh ku është skena në ditët e sotme…

Ai – E njihni pjesën?

Ajo – Oh, jo… Një shoqja ime interpreton. Erdha ta shoh… Ti bëj një nder…

Ai – Është aktorë e famshme…?

Ajo– Kryesisht merret me teatër…

Ai – Atëherë… (dyshyes) Ju me të vërtetë jeni aktore?

Ajo(E shqetësuar) – Ju nuk mendoni se jam një aktore e mirë?

Ai – Oh, jo… Ju jeni aktore shumë e mirë

Ajo – Aktore natën… dhe punonjëse në muze gjatë ditës.

Ai – Duke u bazuar tek modernizmi i repertorit, është pak a shumë e njëta punë, apo jo…? (Qetësi)

Ajo–U mbaruan dhe kokoshkat..4

Ai – Më duket se do vdesim ne para se të fillojë shfaqja.

Ajo – Po … duket sikur na kanë harruar fare…

Ai – Dhe pas shumë vitesh, pastruesja do të gjejë skeletët tanë pranë njëri-tjetrit, dorë për dore…

Ajo– Dorë për dore…?

Ai – Mendoj se kur të vijë fundi, ne do të bëhemi më të afërt më njëri-tjetrin. Jemi si dy

shpirtra të vetmuar në një ishull të shkretë, apo jo? Nuk kemi shumë mundësi zgjedhje…

Ajo– Mendon se do të na kthejnë paratë të paktën ?

Ai(I habitur) – Mos më thuaj që ke paguar për këtë…

Ajo – Sigurisht, që jo…

Ai – Epo atëherë… (Ata ngrihen për të ikur)

Ai – Gjithësesi mund të kthehemi njeherë tjetër…

Ajo – Nëse pjesa do jepet sërish. Megjithëse duket shumë e papëlqyeshme…

Ai – Mund të shkojmë të shohim ndonjë tjetër.

Ajo – Ftesë është kjo…?

Ai(Duke i treguar një ftesë) – Për dy veta.

Ajo – Uroj që kësaj rradhe të fillojë në kohë… Çfarë është ?

Ai(Duke lexuar ftesën) – Ai dhe Ajo…

Ajo – Edhe kjo duket e mërzitshme…

Ai – Më fal, më duhet të ndez telefonin…

Ajo – Oh, po… unë kisha harruar ta fikja timin…

(Ata ikin. Fiken dritat)

 

1 – Nata e martesës

(Ai dhe Ajo ulen në një kolltuk, mesa duket shumë të lodhur).

Ajo – Mendova se nuk do të largoheshin kurrë… (Flet për dasmorët)

Ai -Thuhet se shtatë nga dhjetë çifte nuk bëjnë seks natën e martesës. Tani e kuptoj përse…

Ajo – Mund të mundohemi ne ta përmirësojmë pak këtë mesatare…

Ai – Harrove se duhet të jemi nëorën 6 në aeroport…

Ajo – Në orën 6?

Ai – Të kisha thënë pra! I bleva biletat në ebay…

Ai – Pse këto biletat me çmim të ulët gjithmonë janë për herët në mëngjes…? Gjithësesi nuk ka rënsësi se kur nisesh, vetëm të largohesh nga Tirana çdo vend të duket si një parajsë. Madje edhe Bratislava.

Ai – Thuhet se Bratislava është shumë e bukur… Në pranverë…

Ajo – Mos doje të thoje Praga…?

Ai – Njëlloj janë.

Ajo – Ishujt Seychelles janë të bukura gjatë gjithë vitit… Dhe mos harro se vera fillon vetëm pas dy muajsh…

Ai – Ah, Seychelles… Të gjithë shkojnë atje…

Ajo – Në të vërtetë një muaj mjalti në Bratislavë është shumë më origjinal… Nuk do takojmë në avion shumëçifte që shkojnë për muaj mjalti… I vetmi çift që kishte ngatërruar Bratislavën me Brazilin e shiti bilitën në ebay.

Ai – Do t’ia dhurojmë vetes dhe një udhëtim në Seychelles brenda pak vitesh… Ndoshta për përvjetorin e martesës tonë..6

Ajo – Po. Për përvjetorin e martesës… Kur unë nuk do jem në gjendje të vesh rroba banjo… (Nxjerr frymën) Jeta është kaq e padrejtë. Sikur të trashëgonim një pasuri në moshën 20 vjeçare, të fillonim punën 50 vjeç që të dilnim direkt në pension dhe të riprodhoheshim 70 vjec, që të kemi shoqëri në moshën e thyer… dhe martesa të ishte e fundit…akti final…

Ai – Në fakt të kalosh gjithë jetën pa një vjehrrë…do ishte vetë parajsa apo jo?

Ajo – Mendon se unë do të dua sërish pas 20 vjetësh?

Ai – Se mos do kesh zgjidhje tjetër.

Ajo – Njoh një vajzë e cila tha “Jo” në ditën e dasmës, thjesht për shaka. Ajo donte të thoshte menjëherë po më pas, por priftit nuk i pëlqeu aspak kjo shaka. Asaj ju desh të priste dhe 6 muaj për tu martuar sërish… Doli që rregullat nuk e lejonin martesën nëse thua jo pa kaluar kaq kohë. Njëlloj si me patentat. Kur kalon me të kuqe, nuk mund t’a marrësh menjëherë patentën. E dije këtë?

Ai – Jo…

Ajo – Kjo dasmë ishte shumë e mërzitshme, apo jo?

Ai – Njerëzit nuk martohen thjeshtë për qejf…

Ajo – Mos më thuaj se e bëjnë që të shkojnë nga Tirana në Bratislavë në mes të natës. Se do filloj të pyes veten pse thashë po… Në çfarë shteti është Bratislava?

Ai – Epo… Praga ishte kryeqyteti i Çeko-Sllovakisë…

Ajo – Do të thuash se nuk e di se në çfarë shteti po më dërgon për muajin tonë të mjaltit!

Mami im kishte të drejtë… Unë me të vërtetë nuk e di se ku po shkoj me ty…

Ai – Prit… Praga tani është kryeqyteti i Çekisë… Bratislava duhet të jetë kryeqyteti i Sllovakisë… ose i Sllovenisë… Gjithësesi është në Europë! Nuk kemi nevojë për vizë.

Ajo – Po ti, do të më duash sërish pas 20 vjetësh…?

Ai – Si mund të mos t’a dua për gjithë jetën time vajzën e cila është gati të vijë më mua në

një vend të panjohur të Europës Lindore…?

Ajo – Nëse ky është një test, atëherë…

(Ata puthin njëri-tjetrin)

Ai – Nuk dua të të nxitoj por avioni ynë niset pas 2 orësh. Dhe kemi rrugë për të bërë deri në aeroport.

(Fiken dritat)

 

2 – Koha e luleve të qershisë

(Njëçift i ulur në një kolltuk)

Ajo – E ke parë? Pema e qershisë ka lulëzuar.

Ai – Kaloi dhe një vit tjetër…

(Qetësi)

Ajo – Ne jemi të lumtur, apo jo…?

Ai – Po… (Pas pak) Jemi si dy kufoma të mërzitura, apo jo…?

Ajo – Me njëri-tjetrin?

Ai – Kështu në përgjithësi.

(Ajo mendon për këtë)

Ajo– Mund të blejmë një kolltuk tjetër…

Ai – Po me të vjetrin çdo bëjmë?

Ajo – Mund të shkojmë me pushime…

Ai – E ku të shkojmë?

Ajo – Organizojmë një festë…

Ai – Me çfarë rasti?

Ajo – Me rastin e lulëzimit të pemës së qershisë!

Ai – Thuhet se japonezët e bëjnë këtë, në pranverë. Ftojnë miqtë e tyre përparë pemën e tyrë të qershisë, duke pirë çaj…

Ajo – Bëjmë mirë të nxitojmë. Disa petale kanë filluar të bien që tani…

Ai – Po ashtu dhe flokët e mia..9

Ajo – Flokët e tua?

Ai – Kështu fillon, nga një fije… dhe pastaj pa e kuptuar bëhesh tullë… (pas një pauze) Dhe kë

do të ftonim?

Ajo – Miq !

Ai – Miq…? Ne kemi miq…?

Ajo – Ndoshta…

Ai – Gjithësesi, njerëzit janë gjithmone të zënë…

Ajo – Thjesht duhet t’i njoftojmë.

Ai – Ti fton dikë për një pije, ai nxjerr ditarin… Në vend që të pish një gotë, diskutohet për një datë takimi të mundshme. Më vonë ai të telefonon sërish për të anulluar takimin dhe për të caktuar një datë tjetër… dhe kur takohesh për të pirë atë gotë, me shumë mundësi nuk ke etje më. Tani do gjë bëhet me plan, nuk ka më improvizim!

Ajo – Ndoshta ngaqë njerëzve nuk u pëlqen të mërziten…

Ai – Do ta shohësh! Të gjithë do të jenë të zënë. Do diskutoni për një datë tjetër dhe

ndërkohë petalet e pemës tonë do kenë rënë…

Ajo – Edhe një qilim me petale do ishte bukur…

Ai – Sot është kohë e bukur me diell. Po si do të jetë koha pas një muaji…? Përveç se të përputhësh agjendat e miqve, duhet të konsultohesh edhe me parashikimin e motit.Të ftosh miqtë është më e vështirë se të parashikosh një eklips. Jo… në vend që të provojmë shansin që të kënaqemi me ca miq pas një muaji, unë preferoj të mërzitem tani me ty.

Ajo – Sa romantike…

Ai – Para pak ditësh, miku im i ngushtë më dërgoi një mesazh. Kisha muaj pa folur me të. E telefonova menjëherë për ta ftuar për një gotë. Më tha që ishte i zënë, por që do të më telefononte për të caktuar një datë. Akoma duke e pritur jam… nuk e kuptova se pse më mori që në fillim…

Ajo -Ndoshta ka qënë në një moment të keq..10

Ai – Uroj që të jetë ndier më pak i vetmuar pasi më telefonoi… Pas gjashtë muajsh, ndoshta do më telefonojë sërish, dhe do të jetë njëlloj. Këtyre u themi miq sot? Miq si në facebook? Nuk i thua as mirëmëngjes komshiut përballë, por në kompjuter, çaton gjithë natën me një kinëz në esperanto. Njeh ndonjë kinez?

Ajo – Kur isha e vogël, komunikoja me komshiun tim natën, me kodin mors. Përdornim ca llamba elektrike. Edhe atëherë nuk funksiononte mirë…

Ai – Njerëzit janë të mbingarkuar gjatë gjithë kohës. Kaq shumë gjëra të rëndësishme kanë për të bërë, sa nuk arrijnë të gjejnë dot kohën as për të pirë një kafe me miqtë e tyre të ngushtë. Unë mundohem të jem i disponueshëm. Por askush tjetër nuk është. Kështu që unë mërzitëm… po ti nuk mërzitesh kurrë?

Ajo– Me ty, kurrë… (Qetësi)

Ai – Gjithësesi duhet ta pimë nga një gotë?

Ajo – Ne të dy?

Ai – Do jesh e disponueshme?

Ajo – Kur ?

Ai – Tani.

Ajo – Pse jo?

Ai – Po shkoj të marr gotat.

Ajo – Unë po sjell kikirikët. (Dikush i bie ziles)

Ai – Presim njeri?

Ajo – Jo. Kush mund të jetë? Kaq vonë në darkë….

Ai – Njerëzit janë të pakulturuar. Nuk të lënë rehat, madje as në fundjavë.

Ajo – Po shkoj të shoh kushështë…

Ai – Kushdo që të jetë, unë nuk jam këtu.

(Ajo kthehet drejt tij).

Ajo – Po sikur të jetë miku yt?

(Ai mendohet).

Ai – Thuaji që pema jonë japoneze është akoma me lule dhe ai duhet të kthehet kur të nxjerrë fruta..12

(Fiken dritat)

 

3 – Prishja e televizorit

(Një çift i ulur në kolltuk, duke shikuar në hapësirë).

Ajo – Ka ndonjë gjë interesante nëtelevizor sonte?

Ai – Nuk e di, pse?

Ajo – Kot kot, thjesht pyeta… (Pas një pauze) Me të vërtetë nuk do që të blejmë njëtelevizor të ri?

Ai – Kur kishim televizor rrinim gjithë mbrëmjen kot para tij.

Ajo – Për këtë punë është televizori, apo jo?

Ai – Ishim bërë si të metë me atë. Nuk bënin asgjë tjetër! (Ata vazhdojnë të shohin lart. Duke mos bërë asgjë.)

Ajo(Me ironi) – Çfarë do të bëjmë tani?

Ai – Çfarë do ti që të bëjmë?

Ajo – Asgjë…

Ai – Asgjë, gjithësesi është më mirë se sa të shohim TV… Dikur të paktën kishim vetëm një

stacion… por tani me këto platformat digjitale…

Ajo– (Nostalgjike) Kur isha e vogël, nuk kishim televizor. Shkonim te komshiu për të parë…

Ai – (Me ironi) Mos do që të shkoj t’i them komshiut që të ikim të shohim televizor te ai? (Qëtësi)

Ajo – Mund të bisedojmë. (Ai shikon drejt saj. I mërzitur.)

Ajo – Tani që nuk kemi televizor, mund ta përdorim kohën për të biseduar.

Ai – Epo … Vazdho ti e para.

(Ajo mundohet të mendoj diçka)

Ajo – Më dashuron?

Ai – (I shokuar) A mund ta fillojmë bisedën… në mënyrë më progresive.

(Ai mendohet)

Ai – Çfarë kemi për darkë sonte?

Ajo – E mërkurë, peshk.

Ai – Peshk? Mos duhej të ishte të premten…

Ajo – Të premten kemi pulën.

Ai – Duhet të shkoj të marr peshkun tani…?

(Qetësi)

Ai – Çfarë peshku dëshiron?

Ajo – Shkoj unë. Duhet të marr dhe kremin… Të marr levrek, për ndryshim..?

Ai – Mos është pak si e kripur?

Ajo – Not à la Française.

(Qetësi).

Ai – Po të më kishe tradhëtuar ndonjëherë, do të ma kishe thënë?

(Ajo shikon drejt tij e suprizuar.)

Ajo – Mos doje të thoje, nësë ti më ke tradhëtuar mua, a do të dëshiroja unë që ti të më tregoje?

Ai – Gjithashtu edhe këtë…

Ajo – Pse më pyet?

Ai – Thjeshtë për muhabet… Meqë nuk kemi televizor… (Ajo mendohet)

Ajo – Si do që ti përgjigjem kësaj?

Ai – Po, ose jo!

Ajo – Me të vërtetë mendon se është kaq e thjeshtë?

Ai – Pse jo?

Ajo – Të përgjigjem eshtë njelloj sikur të pranoj mundësinë që ti mund të më kesh trdhëtuar.

Ai – Edhe ?

Ajo – Është njelloj sikur ti të më pyesje; nëse unë do të vrisja, do preferoje që të

dorëzohesha direkt në polici, apo të arratisesha? (Ai mesa duket nuk kupton)

Ajo – Supozojmë që unë të kam vrarë ty. Kjo është pyetja e vërtetë. Pjesa tjetër nuk ka lidhje.

Ai – Por gjithësesi, tradhëtia bashkëshortore nuk është krim.

Ajo – Epo ndonjëherë, të çon drejt krimit… (Ai duket disi i shqetësuar).

Ai – Nëse unë do të tradhëtoja, ti do të më vrisje?

Ajo – Gjithësesi, nëse do ta bëja, me siguri do të dorëzohesha në polici. Drejtësia është treguar gjithmonë e mëshirshme ndaj krimeve të pasionit…

(Qetësi)

Ajo – Pra, ti e konsideron mundësinë që mund të më tradhëtosh?

Ai – Ndërsa ti mundësinë që mund të më vrasësh!

(Qetësi)

Ai– 90 % e kafshëve janë poligame. Pjesa tjëtër formojnë çifte vetëm që të shumfishohen. Kjo vërtëton se besnikëria nuk është diçka natyrale…

Ajo – Ne nuk jemi kafshë. Të paktën femrat jo…

Ai – Mbeten akoma 5% monogam mes kafshëve. Njerëzit nuk përjashtohen nga kjo.

Pse besnikëria duhet të jetë kriter për njerëzimin?

Ajo – Sepse besnikëria është baza e krijimit të familjes, e cila është baza e shoqërisë…

Ai – Pra, ti nuk do më tradhëtoje thjeshtë që të mbeteshe një qytetare e denjë?

(Qetësi)

Ajo – Kaq të vështirë e ke që të jesh besnik ndaj meje?

Ai – Jo… thjesht po mendoj nëse tradhëtia ka të njëjtin kuptim si për meshkujt ashtu dhe për femrat.

Ajo – Edhe? E pse burrat na qënkan besnik, sipas mendimit tënd? Në ato pak raste kur janë, sigurisht…

(Ai mendohet).

Ai – Për të shmangur konfliktet me gratë…? (Qetësi)

Ai – Më mirë të blejmë njëtelevizor tjetër.

16

(Fiken dritat)

 

4 – Karantina

(Ajo është e ulur në kolltuk. Ai futet brenda).

Ai – Është e pabesueshme. Sapo më telefonoi dhe një tjetër miku im dhe më ftoi për të festuar përvjetorin etij të 40-të. E pabesueshme, apo jo?

Ajo – Nëse ju të gjithë ishit 20 vjeç në të njejtën kohë, nuk është dhe aq e habitshme që të mbushni 40 pothuajse në të njëjtën kohë…

Ai – Dua të them, e çuditshme është se unë kam vite pa dëgjuar asgjë nga këta njerëz… dhe krejt papritur telefoni nuk pushon!

(Qetësi)

Ajo – Ke ndërmend të shkosh?

Ai – Më tremb pak kjo ide. Mund të kenë ndryshuar shumë, kanë kaluar shumë vite.

Ajo – Do të thuash fizikisht?

Ai – Fizikisht, mendërisht… Uroj mos të jenë transformuar plotësisht.

Ajo(Duke qeshur me djallëzi) – Po unë? Je i sigurtë që nuk jam transformuar plotësisht ?

Ai – Me ty është ndryshe. Ty të shoh çdo ditë, ti plakesh vit pas viti. Por ata, ashtu krejt papritur… do të ishte si “Rithimi i të Vdekurve që Ecin”… Ështe e çuditshme apo jo, krejt papritur njerëzit duan të jenë pranë njëri-tjetrit kur afrohen tek të dyzetat…

Ajo – Kjo është thjesht një festë për ditëlindje.

Ai – Thuhet që kafshët afrohen shumë pranë njerëzve kur e ndiejnë që po u vjen fundi. Mendoj se edhe për njerëzit është kështu. Duhet të jetë ndonjë lloj instikti. Çfarë dhurate mund ti bëj?

Ajo – Një kontratë më agjensinë funerale…?

Ai – Është pak e shtrenjtë, apo jo?

Ajo – Po bëj shaka..17

Ai – Ehe.

Ajo – Po ti ke në plan të organizosh ndonjë festë për 40 vjetor?

Ai – E çfarë të bëj? Ndonjë ide? Gjithësesi, të lutem mos më organizo ndonjë festë surprizë, në rregull…?

(Qetësi)

Ai – Sa vjeç je ti, saktësisht?

(Ajo shikon drejt tij e shokuar, por nuk kthen përgjigje).

Ajo – Do ishte mirë të ftonim komshinjtë për darkë ndonjë natë.

Ai – Me çfarë rasti?

Ajo – Pa asnjë rast!

Ai – Por ata nuk na kanë ftuar ndonjëherë.

Ajo – Ndoshta thjesht nuk e kanë marr guximin…

(Qetësi)

Ai – Thjesht sepse jemi fqinjë, nuk është e thënë se duhet të jemi miq…

Ajo – Miqtë e vetëm që kemi jetojnë 5 km larg nga këtu! Do ishte mirë sikur të kishim miq që të banonin ngjitur me ne…

Ai – Epo… po ta shohim nga një këndvështrim praktik… kjo do të shkurtonte shpenzimet e udhëtimit. Kështu do evitohej dhe ndotja e ambientit. Mund të themi se është ekologjike që të bësh miq fqinjët.

(Qetësi)

Ai – Me çfarë merret ai, saktësisht?

Ajo – Nuk e di. Çdo mëngjës, e shoh të largohet nga shtëpia me një valixhe. Kush e di se ku shkon. Do ta pyes herën tjetër, nëse dëshiron..18

Ai – Po ajo?

Ajo – Ata nuk janë shumë të lidhur më njëri-thetrin…

Ai – Duket sikur kjo darkë do të jetë gallatë. Nëse ne nuk do jemi shumë agresiv…

Ajo – Ti gjithmonë mund të flasësh për veten, kur fillon nuk pushon kurrë.

Ai – Ata kanë fëmijë, apo jo?

Ajo – Çdo ditë, tre fëmijë dalin nga shtëpia për të shkuar në shkollë. Besoj se janë fëmijët e tyre.

Ai – Ah po… një i vogël, një mesatar dhe një i madh. (I shqetësuar) Do ftojmë dhe ata?

Ajo – Oh jo! Do ta specifikoj sëështë mbrëmje vetëm për të rritur. Në këtë mënyre nuk da

ketë këqkuptime.

Ai – Po flasim për fqinjët që kemi përballë apo jo?

Ajo – Për fqinjët ngjitur! Ata përballë janë larguar para 6 muajsh, pasi u divorcuan. Nuk e ke parë tabelën SHITET?

Ai – Jo.

Ajo – Dhe meqë ra fjala, ata nuk kishin fëmijë…

Ai – Vërtetë…? (Qetësi)

Ajo – Ndoshta mund të kenë ditën e pastrimit sot?

Ai – Kam frikë se po, (Me një shikim) punët e shtëpisë janë themeli i një çifti…

Ajo – Prandaj një çift ka nevojë për një punëtore shtëpie.

Ai – Është një trekëndësh « ménage à trois ». (Ajo shikon Atë e surprizuar).

Ai – Ménage do të thotë mirëmbajtëse shtëpie në frëngjisht… kur një burrë jeton më dy zonja shtëpie…

Ajo -Tre në një shtëpi, mund të jetë edhe një çift më fëmijën e tyre…

Ai – Gjithkush ka fantazinë e vet. (Qetësi)

Ajo – Edhe?

Ai – Me të vërtetë mendon se tani është moment i duhur për të pasur një fëmijë?

Ajo – Nuk është çështje parash, dhe ti e di mirë këtë… pastaj ne nuk jemi aq të varfër…

Ai – Ne do kemi një tufë me fëmijë…! Shiko çfarë ndodh në Afrikë me rritjen galopante të popullsisë… Kam lexuar një libër para disa vitesh: “Afrika e Zezë kishte një fillim të keq”. Epo, që atëherë punët nuk është se janë përmirësuar… Sot askush nuk mendon se Afrika është në zhvillim… Njerëzit sa më shumë fëmijë të kënë, aq më të varfër janë…

Ajo – Je i sigurtë që nuk është e kundërta?

Ai – Gjithsesi, nësë të varfërit nuk do të bënin asnjë fëmijë, brezi tjetër do të ishte më i pasur… Shiko kinezët për shembull. Atyre nuk u lejohet të kënë më shumë se një fëmijë, dhe ata kanë ekonominë më të zhvilluar në botë…

Ajo – Atëherë, lë ta fillojmë më një…

Ai – E ku do e gjejmë kohën të merremi me këtë fëmijë në? Ne nuk kemi kohë as të

pastrojmë dyshemenë!

Ajo – Mund të punësojmë një pastruese.

Ai – Por ne nuk kemi dhomë për të këtë fëmijë!

Ajo – Mund ta zhvendosësh zyrën tënde në bodrum.

Ai – Këtij i them një fillim i keq unë… Po ti? Po planifikon që të lësh punën?

Ajo – Mund të punësojmë një dado.

Ai – Dhe dado dhe pastruese? Kjo nuk është më një “ménage à trios”, por një biznes i vogël. Nuk jam shumë i sigurtë nëse jam një biznesmen i zoti

(Qetësi)

Ai – Nuk do kemi më mundësi të dalim mbrëmjeve.

Ajo – Do të punësojmë një dado pra.

Ai – Tani po e kuptoj se sa impakt të madh ka rritja e popullsisë në rritjen e punësimit…

Ajo – Dhe në rrijten e konsumit…

Ai – Pelenat, ushqimet për fëmijë, lodrat, kujdesi mjekësor…

Ajo – Një makinë e re…

Ai – Më në fund, ke të drejtë. Ky fëmijë do ti japë fund krizës ekonomike..21

(Fiken dritat)

 

5 – Përcaktimi i dashurisë (nëpërmjet asaj që nuk është)

(Ai është vetem në skenë)

Ai

Prej sa kohësh njihemi bashkë? Të patën 20 vjet?(Qetësi) Pse nuk kemi shkuar asnjëherë bashkë? Në shkojmë mirë bashkë apo jo? Madje mund të ishim martuar bashkë! Është e çuditshme, të shoh sikur të ishe një ish e dashura ime. Megjithatë nuk kemi dalë asnjëherë bashkë… Në fakt njëherë kemi dalë, të kujtohet? Ti më detyrove mua të pi shumë. Ose ndoshta e kundërta… përfunduam në shtëpinë tënde, tërësisht tapë. Kemi qeshur gjithë natën, por harruan te flinim bashkë. Ndoshta sepse kaluam shumë mirë. Nuk do t’ia vlente. Ndoshta në fund do ishim mërzitur. Është e vërtetë që qeshëm shumë bashkë, por nuk mund ta imagjinoj të bëj dashuri me një vajzë që është duke qeshur. Epo ka lloje të ndryshme të qeshurash. Unë mund ta bëj një vajzë të qeshë që të shkoj më të. Por të fle me një vajzë që më bën të qesh…! Jo, nësë do kisha fjetur me ty, do më dukej sikur po flija me një trup, dua të them një vajzë, por… pastaj unë nuk i pëlqej bjondet. Unë e di që ti nuk je bjonde. Por ishe kur une të takova për herë të parë… unë nuk e dija që ajo nuk ishte ngjyra jote natyrale. Kjo nuk përbën ndonjë ndryshim apo jo? Nuk është se unë nuk i pëlqej bjondet, por…varet. Ndoshta e kishte fajin ngjyra. Ishe shumë bjonde për mua. Vajzat që janë shumë bjonde, nuk e di, kjo më ul poshtë. Fizikisht dua të them. Nuk e di pse… ndoshta ka të bëjë me llojin e lëkurës. Dhe tani, është shumë vonë. Unë do të konsideroj gjithmonë një bjonde që ka lyer flokët e saj për tu bërë brune. Pastaj ti nuk i ke flokët e errëta… nuk janë as gështenjë. Nuk di si ti quaj… nuk janë as bjonde as brune. Nuk është se unë mendoj se ti nuk je seksi, në rregull? Gjithsesi, të gjithë djemtë mendojnë se ti je shumë seksi. Zakonisht kjo është motivuese. Por në këtë rast… në të vërtetë, nuk e di saktësisht se pse nuk fjeta me ty. Këtë quajmë dashuri vallë? Dua të them, ndjenjën që na bën të bëjmë seks. Në zbulojmë çfarë është dashuria, nëpërmjet asaj që nuk është, e beson këtë? Nëpërmjet asaj që nuk është…Tani, pse u martova me gruan time në vend që të martohesha me ty apo dikë tjetër? Epo unë i pëlqeja asaj. Do të ishte më e thjeshtë nëse nuk do t’i pëlqeja që në fillim, nuk do i mbaja shpresat te ajo. Dhe nëse do bëja shumë për të, a do ti kishte pëlqyer asaj?

Nuk mund ta dimë kurrë. Dashuria reciproke është më e thjeshtë, sigurisht, por nuk është dhe aq… si mund ta them këtë…? Të pushtosh pa betejë e bën triumfin e betejes modest. Pastaj, pyes veten çfarë i ka pëlqyer asaj tek unë? Ke ndonjë ide…? Mund të pyes atë, sigurisht, por… po sikur të më pyesë dhe ajo mua…

Ndonjëherë, disa çështje më mirë mos ti prekësh fare. Pak mister në çift nuk bën keq. Njëhërë dola me një vajzë. Pas pak a shumë një viti, më bëri dalje. E pyeta pse. Më tha që ishte e mërzitur në krevat më mua. Një vit i tërë! Atëherë, përse jetoi një vit të tërë me mua? Nuk kisha mundësi as ta pyesja… duhet të ketë pasur një arsye! Vetëm nëse më ka gënjyer… Për performancën time seksuale dua të them… në formë hakmarrje… Nuk po them se kjo lëndoi krenarinë time mashkullore, në rregull? Thjesht më habiti pak, kaq.

E vërtëta është së kam një reputacion të mirë, kur rri shtrirë. Po ti? Jo, dua të them, nuk do të ma thuash përse nuk e imagjinove asnjëherë që të dilje me mua? (I shqetësur) Nuk ke pse i përgjigjesh kësaj, hej?

Dhe takimi sërish

(Ajo vjen me një buzëqeshje të madhe në fytyrë)

Ajo(E lumtur) – Më mbani mend?

Ai(Kthehet nga ajo, në siklet) – Jo…

Ajo(I jep të njohur) – Vërtetë kanë kaluar shumë vite, por sërish…

Ai – Ah po, ndoshta…

Ajo(E ofenduar) – Ndoshta?

Ai – Dua të them sigurisht, më kujtohesh tani… si po të shkojnë punët?

Ajo – Jo keq… Po ti çfarë po bën këtu?

Ai – Epo asgjë. Po ti?

Ajo(E shqetësuar) – Kaq shumë kam ndryshuar?

Ai – Oh, jo! Absolutisht. Përse?

Ajo – Sikur nuk po më njihje pak më parë.

Ai – Më fal, thjesht nuk e prisja të të takoja sërish, kaq.

Ajo – Gjithsesi, mund të them që ti nuk ke ndryshuar fare.

Ai – Faleminderit…

Ajo – Atëhërë, ç’na thua?

Ai – Të njëjtat gjëra të vjetra…

Ajo – Pse po më flet akoma kaq ftohtë?

(Ai nuk di çfarë të thotë)

Ajo – Ke kohë që je kthyer?

Ai – Nga ku…?

Ajo – Epo … Epo, nga atje!

Ai – Oh, po… dua të them jo taman. (Ata qeshin si budallenj, në siklet)

Ajo(Duke lëvizur) – Jam shumë e lumtur që të takova sërish.

Ai – Edhe unë…

Ajo(Në mënyrë tëndërgjegjshme) – Tani, më duhet të iki. Dikush po më pret… (Ajo heziton për një moment)

Ajo – Nuk do t’i japim dorën njëri-tjetrit?

Ai – Në rregull… (Duke e kapur në befasi, ajo e puth atë)

Ajo(Patetike) – Ndoshta mund të takohemi ndonjëherë…

Ai (I shqetësuar) – Ndoshta, po…

Ajo – Në rregull… Mirëmbetsh Paul ! (Ajo niset me lot në sy)

Ai – Mirë… u… pafshim. (Ajo largohet, duke u kthyer edhe njëhere.Përshëndesin njëri-tjterin. Ai mbetet vetëm) Ai(Duke marrë veten)- Paul ?

(Fiken dritat)

6 – Carpaccio dhe Bacon

(Një çift po admiron një pikturë të cilën ne nuk e shohim. Piktura është varur në një mur të padukshëm)

Ai – Panini është, apo jo?

Ajo – Ja ta shohim. (Ajo afrohet dhe përulet përpara, lexon emrin e piktorit mbi pikturë)

Ajo – Nuk është ai, është… Carpaccio.

Ai – Sigurisht… (Ata admirojnë pikturën për pak kohë dhe pastaj shkojnë drejt një tjetre)

Ajo(Me shaka) – Do ta provosh edhe njëherë?

Ai – Në rregull… (Ai shikon pikturën me kujdes)

Ai – Picasso…? (Ajo shikon atë duke ibërë të kuptojë se e ka gabim)

Ai – Pissaro…?

Ajo – Pissaro… Picabia!

Ai – Oh po… Gjithmonë i ngatërroj. (Ata vazhdojnë tek piktura tjetër)

Ai – Rradha jote. (Ajo shikon pikturën me kujdes)

Ajo – Manet…? (Ai lexon emrin mbi pikturë)

Ai – Monet!

Ajo – Epo…! Është pak a shumë e njëjta gjë apo jo? (Ata vazhdojnë)

Ajo – Shiko! Kanë dhe shumë Bacon gjithashtu… (Ai shikon pak atë, i pasigutë nëse e ka kuptuar. Pastaj ata shkojnë dhe shohin pikturën)

Ajo – Është e mirë, apo jo?

Ai – Po po…

Ajo – Është Bacon.

Ai – Po… (Qetësi)

Ajo(Mendueshëm) – Ndonjëherë, pyes veten…

Ai – Për cfarë?

Ajo – Po mos ta dija se është Bacon, a do mëpëlqente kaq shumë? (Ai shikon atëi surprizuar)

Ajo – Po të mos e dija që këto piktura vlenin miliona! Të flasim shqip. Imagjino sikur mos të kishe dëgjuar asnjëherë për Mona Lizën. Je duke kaluar mes tregut. “Shitet” 30 mijë. Mendon se do e blije dhe ta varje mbi oxhak? Atë gruan me atë buzëqeshje qesharake?

(Ai mendohet).

Ai – Gjithsesi, ne nuk kemi oxhak…

Ajo – Jo jo, të jemi të sinqertë. Edhe nëse do kishim vizituar dhjetra muze dhe qindra ekspozita, a do ishim me të vërtetë në gjëndje të dallonim ndryshimin mes një kryevepre dhe një mut vepre…?

Ai – Këtë nuk mund ta dimë kurrë. Në muze vetëm kryevepra shohim. Mëqë ra fjala, kjo nuk është e drejtë. Në çdo muze, duhet të jetë një dhomë e veçantë ku të ekspozohen vetëm vepra ordinere. Sa për të kontrolluar nëse ato piktura janë më të vërtetë të bukura, apo ne na duken kështu vetëm sepse ata na thonë kështu.

Ajo – Gjithsesi… Të shkosh ne ekspozitë, është sikur të shkosh në kishë, apo jo? Njerëzit shkojnë atje vetëm për atmosferën.

Ai – Për fat të mirë, mund të marrësh pjesë edhe nëse nuk beson… E njëjta gjë si me dashurinë…

(Ajo shikon atë, nuk është e sigurtë nëse e ka kuptuar)

Ai – Dua të them, e njëjta gjë ndodh dhe te martesa… na shiko ne… ne u martuam në kishë… por nuk besojmë në zot…

(Qetësi)

Ajo – Të kujtohet muaji jonë i mjaltit në Paris? Ti më dërgove në Muzeun Picasso…

Ai(Nostalgjik) – Sigurisht, e mbaj mend…

Ajo – Ishim shumë të emocionuar… Vetëm kur po dilnim e kuptuam se ishte muzeu i karnavaleve

Ai – Po… Zhvilloheshin të dy në të njëjtën zonë…

Ajo(Duke buzëqeshur) – Po shqetësohesha pse pikturat po vonoheshin kaq shumë…

Ai– Pikturat…?

Ajo – Doja të thoja, Picasso… Periudha e tij e parë…

Ai – Oh, po, sigurisht…

(Qetësi. Ata nisen për të ikur)

Ajo – Ke dëgjuar për një artist që pikturon nën det?(Ai mesa duket e nuk kupton) Vesh kostumin e ujit, shkon atje poshtë dhe pikturon koralet.

Ai – Më duhet të pranoj se nuk kam dëgjuar kurrë për të. Ndonjë punë të mirë?

Ajo – Po, goxha mirë, në fakt…

(Fiken dritat)

 

7 – Zhdukja

(Njëçift i ulur në kolltuk.Duket që po mërziten.Ai fillon tëkërkojë për diçka)

Ai – Di gjë ku është telekomanda? Duket sikur është zhdukur…

(Ajo shikon atë e habitur)

Ajo – Por… por ne nuk kemi televizor!

Ai – Ah po, ke të drejtë…

(Qetësi)

Ai – Çfarë do bëjë ti po të zhdukesha unë?

(Ajo shikon atë e habitur)

Ajo – Ashtu si telekomanda do të thuash?

Ai – Jo si telekomanda! Të zhdukesha, ti e kupton për çfarë po flas…

Ajo – Nuk ndihesh mirë?

Ai – Jam shumë mirë, është thjesht një hipotezë.

Ajo – Nuk ke ndonjë hipotezë pak më gazmore?

Ai – Jam më i vjetër se ti. Me siguri do të këputem i pari.

Ajo – As tre vjet më i madh nuk je…

Ai – Gjithsesi gratë jetojnë më gjatë se burrat. Pastaj, unë mund të pësoj ndonjë aksident. Atak kardiak, kancer…

Ajo – Edhe unë! Ai – Ka mundësi, por unë pyeta i pari. Ajo – Epo nuk e di. Do më japësh pak kohë ta mendoj?

29

“Ai dhe Ajo” – Jean-Pierre Martinez – Shqipëroi Adrian Guri

“Ai dhe Ajo” – Jean-Pierre Martinez – Shqipëroi Adrian Guri

Ai – Parandalimi është më i mirë se kurimi… (Ajo shikon Atë, nuk është e sigurtë nëse e ka kuptuar)

Ai – Dua të them që është më mirë ti paraprijmë gjërave.

(Qetësi)

Ai – Gjithsesi mund të them që unë preferoj të më digjet trupi.

Ajo – Pse po ma thua këtë tani?

Ai – Epo, nuk do jem në gjendje të t’a them pas, apo jo? (Pas një momenti) Është makthi im, kjo është, makthi që mund të varrosem i gjallë.Ti nuk e ke?

Ajo – Nuk më ndodh shpesh. Ai – Një herë mjafton.

Ajo – Po të digjesh i gjallë, kjo nuk të frikëson? (Ai shikon drejt saji shqetësuar)

Ai – Këtë nuk e kisha menduar…(Pas një pauze) Beson se ka jetë pas vdekjes?

Ajo – Me të vërtetë ia vlen të shpresosh për këtë…?

Ai – Nuk do kishe pse të shqetësoheshe për paratë, e di…

Ajo(E surprizuar) -Do të thuash nëse do kishte jetë pas vdekjes?

Ai – Nëse do ishim gati për tu nisur!

Ajo – Oh, po… . (Qetësi)

Ai – E di që nuk do zemërohesha me ty nëse do martoheshe sërish.

Ajo – Faleminderit.

Ai – Epo megjithatë, nuk do ishte e domosdoshme të martoheshe me atë?

Ajo– Atë… me kë?

Ai – Me djalin me të cilin do lidhesh. Më mire do ishtë të ruaje pavarësinë…

Ajo – Çfarë pavarësie?

Ai – Megjithatë është e çuditshme. Nuk të imagjinoj dot ty me një djalë tjetër…

Ajo(E ofenduar) – Mendon se askush nuk do dëshironte të jetonte me mua?

Ai – Oh jo. Përkundrazi, në fakt, mendoj se do isha xheloz. Ajo – Do bëhesh xheloz, kur të vdesësh?

Ai – Absolutsiht…

Ajo – Po sikur unë… të nisesha para teje?

Ai(Fallco) – Tani më kape të papërgatitur.(Pas një pause). Do zemëroheshe me mua nëse unë do të lidhesha sërish?

Ajo – Nuk do isha këtu që ta shikoja

Ai – Por do ishe xheloze…?

(Ajo shikon atë me dyshim, por nuk përgjigjet)

Ai – Me ke më imagjinon të lidhur mua?

Ajo – Dëshiron të të prezantoj një shoqen time, për çdo rast?

Ai – Për fëmijët, janë gjyshja dhe gjyshi… Për anëtarët e parlamentit, është e njëjta gjë. Ka zëvëndësues. Nëse njëri sëmuret ose vdes, menjëherë zgjidhet një tjetër. Gjithçka është e organizuar.

Ajo – Po… Edha makinat kanë gomë rezervë në fakt… (E mërzitur) Mos po më thua se e ke gjetur që tani zëvëndësuesen time?

Ai– Epo kjo nuk është aq lehtë, apo jo? (Pas një momenti) Gjëja e mirë e bigamisë është se në rast vdekje të partnerit, mbetesh vetëm gjysëm i ve.

(Ajo shikon atë, e habitur)

Ajo – Po pra…

(Fiken dritat)

 

8 –Bota e sportit

(Ajo po lexon një revistë femrash. Ai ështëi mërzitur. Pas pak, ai heziton, merr një gazetë sporti dhe fillon të lexojë. Ajo e vë re dhe duket e surprizuar)

Ajo – Ke filluar të blesh gazeta sporti tani?

Ai – Pse nuk duhet?

Ajo – Jo jo… Dhe… me të vërtetë ke ndërmend ta lexosh?

Ai – E shfletova njëherë… Që të ndaj mendjen…

Ajo – Për çfarë?

Ai – Nuk e di. Shumë meshkuj i lexojnë këtë. Thjesht po mendoja çfarë ka kaq interesante…

Ajo – Dhe, gjete gjë?

Ai – Jo… (Ajo shikon e zhgënjyer)

Ajo – Të pëlqen sporti?

Ai – Jo dhe aq…

Ajo – Atëherë nuk është çudi që nuk të duket interesante të lexosh një gazetë sporti… (Ai e lë gazetën mënjanë)

Ai – Epo… Të të pëlqeje sporti është një gjë. Te kesh çdo mëngjes një dëshirë të parezistueshme për të marrë vesh nëse Lutoni ka fituar me Bratislavën 3 me 1 apo jo, është diçka tjetër. Ndërsa unë as nuk e kam idenë se ku është Bratislava…

Ajo – Është kryeqyteti i Sllovakisë, apo jo…

Ai – Je i sigurtë?

Ajo – Apo I Sllovenisë…

Ai – Sllovenia? Me të vërtetë mendon se ata mund të kenë një ekip futbolli? Është një vend shumë i vogël…

Ajo – Epo, Vatikani është shumë i vogël. Dhe ata kanë shumë para…

Ai – Mos më thuaj se edhe Vatikani ka një ekip futbolli…?

(Ai merr prapë gazetën e sportit)

Ajo – Si ka mundësi, që krejt papritur ty të intereson të kuptosh se pse meshkujt lexojnë gazetat e sportit?

Ai – Ndoshta kam nevojë të risigurohem edhe njëherë për burrërinë time…

Ajo – Sa keq për ty…

Ai – Faleminderit.

Ajo – Dëgjo, mund të jesh burrë edhe pa lexuar gazeta sporti.

Ai – Vërtetë…? (Ajo mendohet për një moment)

Ai – Nuk e di… Do që të të abonoj në ndonjë revistë makinash? (Ai shikon atë, mundohet të kupotjë nëse ajo po tallet me të. Ajo merr revistën e femrave sërish)

Ai – Po ti?

Ajo – Unë?

Ai – Çfarë të intereson te këto revistat femrave që lexon? (Ajo vështron atë)

Ajo – Edhe ti i lexon…

Ai – Epo…unë… I lexoj kot për qejf…

Ajo – Unë nuk lexoj gazeta sporti…kot për qejf..34

Ai(I shqetësuar) – Të duket me tipare femërore, ëëë ?

Ajo – Por, jo… Të githë burrat lexojnë revistat e grave të tyre. Për njohuri të përbashkëta.

E pse mendon se ka shkrime për femrat në revistat për makinat?

Ai – Epo nuk gjejmë dot shkrim për makinën larëse në gazetat e sportit…

Ajo – Gjithsesi, futbolli është një sport shumë i pisët… Me gjithë ata futbollistë, duhet të kishte të paktën ndonjë reklamë për makinat larëse të revsitat e sportit.

(Ajo i kthehet sërish revistës së saj. Por ai duket sërish i preokupuar. Ajo e vë re).

Ajo – Ka ndonjë gjë tjetër që të shqetëson?

Ai – Jo, thjeshtë po mendoja për dallimet mes meshkujve dhe femrave…

Ajo – Dhe…

Ai – Marrim rrobat për shembull… Panatallonat nuk janë me një monopol i meshkujve, por minifundi është akoma një privilegj i femrave.

(Ajo shikon drejt tij, nuk mund ta besojë)

Ai – E njëjta gjë me ngjyrat. Ju femrat mund të vishni edhe gri edhe rozë. Ne duhet të mbajmë vetëm grinë. Ose kafe… (Pas një pauze) Ju na akuzoni ne se nuk na pëlqen të bëjmë shopping… Por a e imagjinon sa depressive është për një mashkull të futet në një dyqan këpucësh?

(Ajo duket e shqetësuar)

Ajo – Do doje të vishje një minifund rozë dhe këpucë me taka?

Ai – Jo! Thjesht tregova disa fakte… Ju keni vjedhur atributet më të mira të mashkullit dhe ne nuk kemi marrë asgjë në shkëmbim nga ju. (Ai i mërzitur merr gazatën e sportit) Të paktën na kanë mbetur akoma gazetat e sportit.

(Fiken dritat)

 

9 – Një bisedë e vogël

(Ajo po lexon. Ai po vëzhgon në hapësirë. Ajo e vë re)

Ajo(E surprizuar) – Çfarë po shikon ashtu?

Ai – TV…

Ajo – Po ne nuk kemi më TV!

Ai(Me një shikim) – E di, por… Më duket sikur më janë këputur këmbët por akoma ndjej gjëmba dhe thumba në kembë…

(Ajo i ngul sytë atij dhe pastaj i kthehet sërish librit të saj. Pas pak, ajo shikon atë sërish)

Ajo – E çuditshme, sot mora një telefonatë për ty në celularin tim…

Ai – Oh, po, më fal, harrova të të them. Vendosa numrin tënd tek sekretaria ime në zyrë, në mënyrë që njerëzit me të cilët punoj të më kontaktojnë gjatë pushimeve…

Ajo – Gjatë pushimeve? Por janë pas një jave!

Ai – Epo… Të paktën ata kanë numrin.

Ajo(E shtangur) – Numrin tim të telefonit! Dhe ndërkohë, për një javë të tërë, unë do marr telefonata nga “njërëzit më të cilët ti punon”?

Ai – Nuk e di… Thuaju të më telefonojnë sërish gjatë pushimeve…

Ajo – Nuk mendove se do ishte më e thjeshtë të blije vetë një?

Ai – Unë !? Celular ! Kur nuk jam në punë, dua që njerëzit të më lënë rehat. Nuk dua të më bezdisin…

Ajo – Por preferon të më bezdsin mua!? Isha nëmbledhjen e komitetit të displinës të kolegjit, kur një burrë më telefonoi dhe më pyeti se kur unë – doja të se kur ti- ke në plan të dorëzosh artikullin tënd më titull “ Veshja e ferexhesë në ambjentet e punës është një e drejtë e njeriut”? Nuk mendon se kjo më shqetëson mua?

Ai – Pse ti nuk e fik celularin gjatë mbledhjeve të komitetit të disiplinës?

Ajo(Ironike) Më fal, harrova…Dëgjo, celulari është shumë personal. Nuk mund t’ia japësh atë askujt. Madje as burrit tënd. Nuk di si ta shpjegoj… është si furça e dhëmbëve…

Ai – Furça e dhëmbëve? Epo… nëse dëshiron, ti mund t’a përdorësh furçën time të dhëmbëve gjatë pushimeve pa problem…

Ajo – Epo, si kompjuteri atëherë! Do më lije të përdorja kompjuterin tënd nëse i imi është i mbushur me viruse?

(Ai nuk përgjigjet).

Ajo – Po pas pushimeve?

(Ai duket sikur nuk kupton)

Ajo – Edhe pas pushimeve do të marr telefonata për ty!? Sa mirë që nuk ke gjë për të fshehur…

Ai – Pas pushimeve do t’u them se më ka humbur ky dreq telefoni. Madje edhe më mirë, që ma kanë vjedhur! Celularët vidhen shpesh…

Ajo – Shumë mirë! Në këtë mënyrë, nëse dikush do më telefonojë, do mendojë se jam hajdute! Mos duhet të te kujtoj se ky telefon është i imi?!

Ai – Epo, nëse dëshiron, mund të ma japësh mua. Dhe ti mund të blesh një tjetër…

Ajo – Sigurisht! Dhe pastaj, kur njerëzit që njoh unë të më telefonojnë, ata do flasin me

ty….

Ai – Do t’iu jap atyre numrin tënd të ri, kaq…

Ajo – Ke të drejtë, kjo është shumë më e thjesht se sa ti të blesh një për vete. (Dyshuese) Mos më thuaj që po e bën këtë thjesht se përton të blesh një vetë…?

(Ai nuk përgjigjet. Qetësi)

Ai – Nuk t’a merr mendja se si më quajti sot kasapi… (Mesa duket, asaj nuk i intereson)

Ai – “Djalosh”… (Duke imituar kasapin) “Po djaloshi, çfarë do marrë sot?” Është hera e parë që më quan kështu…

Ajo – Ndërsa mua më thotë “Pozonjusha, çfarë do të marrë sot?”

Ai – Është e frikshme, apo jo, që kasapi na sheh ne si “djaloshi dhe zonjusha?” Bëjmë mirë që nuk shkojmë të blejmë bashkë. Ai mund të na quajë ne “çifti i ri” (duke imituar sërish kasapin) “ Po çifti i ri, çfarë do të marrë sot”? Mendoj se pastaj do të ktheheshim në vegjetarian.

(Qetësi)

Ai – Gjithsesi, gjithmonë mishi më është dukur pak si i shpifur, po ty? (Ajo i kthehet librit dhe nuk përgjigjet, por ai vazhdon sërish)

Ai – Edhe pulat meqë ra fjala… Është vërtetë e frikshme, të shohësh dyqanin e kasapait…Kur e mendon…. mish i gjakosur i shpërndarë ngado.Tufa të tëra bagëtish të mbyllura në dhomën frigoriferike. Gjithe ato lopë të pafajshme të mbyllura në ferma, të rrethuara me tela me gjëmba, ndonjëherë dhe me elektricitet; që presim të nxirren prej andej për tu therur…kafshët e gjora. Të paktën nuk e dinë se çfarë do ndodhë me to.Kur i shoh ata burrat trupmëdhenj, që nxjerrin viktimat e tyre nga komionët, duke i mbajtur mbi sup…Më duket si Ku Klus Klani…

(Ajo sërish nuk reagon.Ai kthehet nga ajo)

Ai – E dije që sikhët indian ishin rreptësiht vegjetarian? (Ajo më në fund e shikon)

Ajo – Ah, se u kujtova, duhet të blesh një llambë të kuqe për banjon. E theva sot pasdite.(Pas një pauze) Kontrollova gjithë lagjen dhe nuk gjeta.

(Ai shikon Atë, mesa duket nuk po e kupton. Bie zile telefoni. Ajo përgjigjet)

Ajo – Po…?(Ajo buzëqesh)

Ajo(Shtiret si miqësore) Jo, ju flet sekretarja e tij, por ju lutem prisni një sekondë, do ta kaloj menjëherë. Dhe kush e kërkon?(Ajo e i drejton telefonin atij, e nxehur) Është për ty. Shoku yt Piter.

(Ai e merr telefonin sikur të mos kishte ndodhur asgjë)

Ai – Alo! (Ai duket sikur është pak në siklet).

Ai – Si dreqin punon kjo gjë…?

(Fiken dritat)

 

10 – Kushkojmë kur vdesim?

(Ata janë të ulur në kolltuk)

Ai – Erdhi gjë postieri sot në mengjes?

Ajo – Po pret ndonjë gjë?

Ai – Në fakt jo. Por gjithmonë shpresoj për ndonjë mrekulli kur hap kutinë postare.Të më thonë që kam fituar një garë në të cilën as nuk kam marrë pjesë. Kjo është ëndrra imë. Që të më japin një Çmim Nobel paradhënie për punën time të ardhshme… Çdo ditë kur hap kutinë e postës, unë jam si një fëmijë para pemës së krishtlindjes…

Ajo – E drejtë… Kur rritemi, nuk besojmë më te babagjyshi i vitit të ri, por besojmë tek postieri. Pastaj ka disa ngashmëri… Të dy veshin uniformë. Vijnë me një thes. Të dy sjellin pako, dhe ti kurrë nuk i sheh…

Ai – Epo postierin e shohim ditën e krishtlindjes, kur vjen për të marrë bakshishin… (Me një shikim) I urrej krishlindjet. Çdo vit tëri, ka më pak kartolina urimesh ne kutinë e postës dhe më shumë lajmërime vdekjesh… (Pas një pauze) Po pse e pres postierin sikur ai të ishte Mesia…? Nga ana tjetër, babai i Mesias mund të ketë qenë postier, apo jo? Sepse kjo historia e konceptit të Pastërtisë… vetëm nëse beson dhe te babagjyshi…

Ajo – Që të marrësh letra, duhet dhe të shkruash ca. Shumica e njërëzve marrin thjesht përgjigje. Nëse nuk dërgon kurrë letra, pse habitesh që nuk merr asnjë… Edhe unë nuk kam marrë asnjëherë një letër nga ti…

Ai(Me ironi) – Dëshiron që ti shkruajmë njëri-tjetrit herë pas here? (Ajo e shikon, pyet veten nëse ai e ka seriozisht apo jo)

Ai – E çfarë do t’i themi njëri-tjëtrit meqë ra fjala…? Do më dukej sikur po i shkruaj vetes. Pastaj, pak a shumë ne gjithmonëi shkruajme vetes, apo jo? Ka njerëz që i shkruan letra pafund… Dhe kur më në fund i takon, e kupton se nuk ke më asgjë për ti thënë. Jo, përfundimisht, shkrimi i letrave është njëlloj si masturbimi…

(Ajo merr një pije për vete dhe ndez një cigare)

Ai – Ke filluar cigaren?

Ajo(E surpizuar) – Po… Ka 20 vjet që pi cigare… Nuk e kishe vënë re?

(Qetësi)

Ai – E di që çdo cigare të shkurton 10 minuta jetë? (Ajo nuk përgjigjet) Sa cigare pi në ditë?

Ajo(Ironike) – Sipas llogarive, unë duhet kisha vdekur para 6 muajsh. Ndoshta kam vdekur… (Qetësi)

Ai – Po ashtu edhe celulari, apo jo? Nuk është dhe aq i shëndetshëm. Thuhet që po ta përdorësh më shumë se një orë në ditë, është e sigurtë që do bëhesh me kancer në tru. Bën mirë mos t’i bësh më këto ofertat mujore… (Pas një pause) Meqëra fjala, e di çfarë pyetje më bëri vajza jote sot në mëngjes, kur po laja dhëmbët?

Ajo – Jo.

Ai – Ku shkojmë kur vdesim?

Ajo – Dhe ti si u përgjigje?

Ai – Si mendon ti?

Ajo – Nuk e di.

Ai – Pikërisht këtë përgjigje i dhashë dhe unë.

Ajo – Edhe?

Ai – Ajo më tha; Por babi, ne kur vdesim shkojmë në varreza!

Ajo – Dhe pastaj?

Ai – Pastaj, ajo filloi të hante mëngjes. Mesa dukej ishte shumë e lumtur që më mësoi mua diçka dhe disi e habitur që unë, në këtë moshë, akoma nuk e di se çfarë më pret… E pabesueshme apo jo?

Ajo – Çfarë? Që ajo të pyeti ty?

Ai – Jo, është e habitshme se si fëmijët janë në gjendje të pranojnë përgjigje të thjeshta për pyetja po aq të thjeshta. Një mësuese filozofie do fillonte të fliste për metafizikën, të brendshmen, shkëputjen e shpirtit dhe gjëra të tjera të shenjta… madje dhe për zotin. Fëmijët janë shumë më pragmatik. Pastaj, ata janë ateistë nga natyra.

Ajo – Ata besojnë tek babagjyshi i Vitit të Ri.

Ai – Epo… Sepse i kanë thënë prindërit e tyre që ai ekziston dhe që ai do u sjellë dhurata. Ndryshe, ata nuk do e kishin shpikur atë vetë…si ne zotin. Nëse dikush do të thoshte se një bamirës anonim do të jepte një pagesë bonus çdo vit, ti as nuk do e vije në dyshim ekzistencën e tij. Ndërsa zoti nuk na sjell asnjeherë dhurata dhe disa të rritur akoma besojnë te ai. Po ti beson?

Ajo – Te babagjyshi? (Qetësi)

Ai – Është e habitshme gjithashtu se kjo nuk e frikëson aspak atë.

Ajo – Çfarë ?

Ai – Ideja e varrosjes! Ndërsa ne tëdy… po djersisim që tani… Po ajo pse jo? (Pas një pauze) Do ta pyes sërish sonte se çfarë donte të thoshte saktësisht me <Kur ne vdesim, shkojmë në varreza>… Çfarë ka dashur të thotë sipas teje?

(Ajo shikon atë, e shqetësuar)

Ajo – Epo… atë.

Ai – Çfarë, atë?

Ajo – Kur ne vdesim, shkojmë në varreza… (Ai shikon atëi habitur)

Ai – Atëherë dhe ti e beson këtë…?

Ajo – Pse ti jo?

Ai – Epo, sigurisht…dua të them… (Ai qesh me të)

Ai – Prit, mos më thuaj që edhe për ty është kaq e thjesht!

Ajo – Në një fare mënyre… po.

(Ajo shikon atë duke e imituar)

Ajo – Nuk e di, pak më parë, ty të dukej e mrekullueshme të mos shqetësohesh për asgjë. Të kenaqesh më një përgjigje të thjeshtë për një pyetje të thjeshtë.

Ai – Epo po, por… ti nuk je 5 vjeçe!

Ajo – Në rregull, atëherë. Po ta bëj unë ty pyetjen; Ku shkojmë kur vdesim?

Ai(Duke marrë veten) Epo… Nuk është kaq e thjeshtë…

Ajo – Po pres…

Ai – Nuk e di, është… në fakt është punë faktesh…

Ajo – Punë faktesh…?

Ai – Ku shkojmë kur vdesim…? Shkojmë askund!

Ajo – Shkojmë në varreza !

Ai – Epo, nëse dëshiron…

Ajo – Edhe nëse nuk dëshiron!

Ai – Por, shiko… Fakti që shkojmë në varreza, nuk do të thotë asgjë! Njerëzit mund të shkojnë në varreza edhe kur janë gjallë, të bëjnë një shëtitje përreth, të largohen nga aty dhe pastaj të shkojnë për drekë në një restorant kinez. Çdo të thotë kjo, shkojmë në varreza? Mund të vdesësh dhe të mos shkosh në varreza. Kur nuk të gjejnë dot trupin për shembull! E sheh? Në këtë rast nuk mund të thuash “Kur ne vdesim, shkojmë në varreza”. E kupton që nuk është aq e thjeshtë sa mendon ti?

Ajo – Epo… ateherë nëse vajza jotë do të pyesë sërish, si do i përgjigjesh?

Ai – Nuk e di… (Ai mendohet) Do ti përgjigjem… Kur ne vdesim, shkojmë në varreza…. zakonisht kur na e gjejnë trupin… Kur jemi gjallë, gjithashtu shkojmë në varreza… Por kur vdesim, shkojmë atje përgjithmonë.

Ajo(Duke u kollitur) – Po…

(Fiken dritat)

 

11 – Makthi

(Ai vjen, ka vënë një paruke bjonde, ka një top futbolli dhe po sillet si fëmijë. Pas pak, vjen Ajo pas tij, ka veshur një xhaketë burrash dhe ka vënë një mustaqe si të Hitlerit apo Chaplinit)

Ajo(Me zë të lartë) – Guten Tag… (Ai ngrihet i trembur kur e sheh)

Ai – Por… Kush je ti?

Ajo – Unë jam…dadoja. (Ai duket i tmerruar. Ajo nxjerr një paketë cigare)

Ajo(I drejton paketën) – Pini cigare? (Ai është gati të marrë cigaren por ndërron mendje)

Ai – Jo, faleminderit.

Ajo – Natürlich. Është e ndaluar…Ka një ligj, por kush pyet për të! Gjithmonë miratojnë një ligj, që zbatohet për 2-javë dhe pastaj harrohet gjithcka…. (Ajo nxjerr një pako me çimçakiza) Dëshiron një?

Ai – Jo…

Ajo – E di që karkalecat e metrove janë specie në rrezik?

Ai – Pse ka karkalecë në metro?

Ajo – Apo milingonat, nuk e di. Nejse. Sepse ata ushqeheshin me filtrat e cigareve. Që kur kanë ndaluar duhanin në metro, ata po ngordhin për të ngrënë. E kupton. I gjithë ekosistemi është përmbysur… Bëjnë mirë të fillojnë të ushqehen me çimçakiza…

Ai – Jo shumë kohë më parë, kam parë një dokumentar për jetën e kafshëve në një mjedis urban. Nuk njihet shumë mirë, por ka faunë të mrekullueshme në qytetet e mëdha. Madje ka dhe ujqër. Me mijëra, e dije?

Ajo – Ujqër?

Ai – Sigurisht që ata dalin vetëm natën, nëpër parqe…

Ajo – Mos do të thuash… dhelpra?

Ai – Oh, po, ndoshta… Gjithsesi, nuk i kam parë ndonjëherë…

Ajo – Sepse zakonisht parqet mbyllen natën…

(Dëgjohet një derë që mbyllet me celës, Ai duket i frikësuar)

Ajo – Pastruesja mbylli derë… dhe çelësin e mori me vete…

Ai – Nuk ka as dritare… Nuk kemi si të therrasim për ndihmë…

Ajo – Nuk ke celular…?

(Ai kontrollon gjithëxhepat dhe më në fund buzëqesh i lehtësuar duke nxjerrë diçka nga xhepi).

Ai – Oh, po! (Buzëqeshja i ikën nga fytyra kur kupton se nuk është një celular) O zot, është telekomanda. Nga se kam kërkuar…

Ajo – Por… këtu nuk ka TV!

Ai – Epo… Mendoj se duhet të presim deri në mëngjes sa të vijë postieri që të hapëderën…

Ajo – Por, nesër janë krishtlindjet!

Ai – Oh mos, ke të drejtë. Fuck…!

Ajo – Dëshiron të shtrihemi?

(Ai e shikon i tmerruar. Ajo merr një çarcaf të bardhë)

Ajo – Mesa duket do i kalojmë bashkë krishtlindjet, kështu që bëjmë mirë të rehatohemi… Cilën anë preferon?

Ai – Nuk kam preferenca….

Ajo – Atëherë, unë po rri këtej…

(Ajo futet poshtë çarçafit. Ai bën të njëjtën gjë)

Ajo– Gezuar krishlindjet atëherë!

Ai – Ah po, gëzuar!

(Pas pak momentesh, ai ulëret dhe ngrihet.Dhe ajo gjithashtu.Ai nuk ka më paruket, as ajomustaqet).

Ajo – Je mire i dashur?

Ai – Unë, po… Duhet të këtë qenë një makth. Pashë në ëndërr sikur ishte nata e krishtlindjeve…

Ajo(Duke e shikuar, e habitur) – Por i dashur… Sot janë krishtlindjet! (Fiken dritat)

12 – Mobiljet

(Skena është totalisht bosh. Ai po qëndron aty. Ajo vjen nga jashtë)

Ajo(Duke shikuar përreth e habitur) Por…ku janë mobiljet?

Ai(Krenar me vetveten) – Nuk ta merr mendja. (Ajo i ngul sytë atij, duke pritur për një shpjegim)

Ai– Një tip trokiti në derë sot në mëngjes. Blinte sende antike…

Ajo(E shqetësuar) – Dhe?

Ai– Në fillim sigurisht që i thashë që nuk kemi gjë për të shitur…

Ajo– Po pastaj…?

Ai – Pastaj, mendova, pse mos t’a pyes njëherësa vlejnë gjithë moblijet tona. Vlerësimi ishtë falas. Nuk ta merr mendja sa më ofroi për gjithë ato vjetërsirat.

Ajo – Sa…?

Ai – Më shumë se sa na duhen për të blerë të rejat.

Ajo – Përsëri nuk e kuptoj pse i shite?

Ai – Që të bëjmë ca ndryshime pra. A me ke thënë që do të blesh një kolltuk tjetër.

Ajo – Edhe…?

Ai – Po ti e di shumë mirë, se po të kishim ndërruar kolltukun, do na duhej të blinim një tavolinë tjetër për ta kombinuar më të. Pataj, do na duhej të ndërronim dhe karriget, e kështu më rradhë…

Ajo – Epo, ndoshta…

Ai– Do na kishin kushtuar shumë! Dhe çfarë do të bënim me të vjetrat pastaj? (Ajo nuk përgjigjet).

Ai – Kështu është mirë.

Ajo – Ndërkohë deri sa…

Ai – Deri sa cfarë?

Ajo – Deri sa të blejmë të rejat, çdo bëjmë… (Ai shikon hapësirën boshe përreth tij)

Ai – Sa për mua, nuk më kanë pëlqyer asnjëherë dhomat e mbi-mobiluara.

Ajo – Epo mirë, tani nuk është aspak e mbi-mobiluar…

Ai – Nuk je e lumtur?

Ajo – Që nuk kam më mobilje?

Ai – Por… ti më ke thënë që nuk të pëlqente më kolltuku ynë i vjetër!

Ajo – Por nuk kam thënë kurrë se nuk më pëlqenjnë fare mobiljet! Nuk kemi as krevat ku të

flemë!

Ai – Por unë… unë mendova se do lumturoheshe!

Ajo(Qëtësuese) – Dëgjo, sonte do darkojmë në restorant, natën do e kalojmë në hotel dhe nesër do shkojmë të blejmë mobilje të reja. Në rregull?

Ai – Në rregull… (Qetësi)

Ai – Duhet të zgjedhim stilin.

Ajo – Meqë do ndryshojmë, bëjmë mirë të shkojmë të modernja, si mendon?

Ai – Në rregull… Por pastaj, do na duhet të lyejmë muret sërish…

Ajo – Nuk mendon se je paksa si tepër perfeksionist?

Ai – Mobilje moderne me keto mure? Do stononte shumë..

Ajo(Ironike) – Tani do ishtë mirë të dilnim, si thua?

Ai – Kështu mëndon? (Pas një pauze) Të pakten, me këtë rast do i ndërrojmë mobiljet më

shpejt…Mos harrojmë të fikim dritat dhe të mbyllim ujin para se të dalim. (Ajo papritur shqetësohet për dicka)

Ajo – I zbrase sirtaret para se ti merrte?

Ai – Sigurisht.

Ajo – Po unazën tënde të martesës ?

Ai – Unazën time të martesës…?

Ajo – Atë qe e mbaje tek sirtari i fundit!

Ai – Oh, mos…

(Ajo nuk flet, por mbetet e shtangur. Po ashtu dhe ai)

Ai – Ajo ka vite që rri aty, e kisha harruar fare…

(Qetësi)

Ajo – E ke adresën e atij tipit që mblidhte gjëra të vjetra?

Ai – Jo… Ai më dha paratë, ngarkoi gjërat në makinë dhe iku. (Pas një pauze, joi bindur) Nëse ai e gjen me siguri do vijë tëna e kthejë……

Ajo(E athët) – Po… Dhe nëse nuk e bën, ti do kesh mundësinë të ndërrosh dhe gruan… gjej një grua moderne që ta kombinosh më moblijet dhe muret e tu modernë.

Ai – Me vjen shumë keq…

Ajo – Pse nuk e ke mbajtur asnjëherë unazën e martesës meqë ra fjala?

Ai – E kam mbajtur! Para se të martoheshim… Të kujtohet? Unazat i bleva në një pazar në Jemen, qënjerëzit të mendonin se jemi të martuar. Ndryshe nuk do na lejonin të merrnim dhomë bashkë.

Ajo – Epo, tani që ti ke shitur mobiljet tona, përfshirë dhe krevatin, nuk kemi zgjidhje tjetër por të shkojmë prapë në hotel…

Ai – Mos u shqetëso. Ne jetojme ne një vend të civilizuar. Nuk do na kërkojë njeri çertifikatë martese në hotel…

Ajo – Po pas martese? Pse e le unazën në sirtar?

Ai – Epo… Kisha frikë mos më humbiste. (Qetësi)

Ai – Je e inatosur më mua?

(Ajo nuk përgjigjet)

Ai – Eja, ikim!

Ajo – Ku?

Ai – Në hotel! Do të jetë si një tjetër muaj mjaltë! Pa unaza, pa mobilje, madje dhe pa shtëpi… Do t’ia fillojmë sërish nga fillimi!

Ajo – Unë e kam akoma unazën time…

Ai – Bën mirë ta heqësh.

Ajo – Pse?

Ai – Sepse dukesh si e martuar, unë jo. Kur të shkojmë në hotel njerëzit do mendojnë se ti ke një lidhje jashtmartesore…

Ajo – Pra ti po më jep mundësinë të zgjedh mes beqarisë dhe tradhëtisë bashkëshortore, apo jo?

(Ata largohen) Ajo – Ke njëkoncept shumë të çuditshëm për martesën.

(Fiken dritat)

 

Dalja e emergjencës

(Ndizen dritat tek njëçift që janë gati për të dalë.Ai vesh pallton. Ajo nxjerr një cigare) Ajo(Entuziaste) – Atëherë…?

Ai(I prerë) – Skadal!

Ajo(E shokuar) – Skandal?

Ai – Ishte mizerje.

Ajo – Atëherë ti nuk paske kuptuar asgjë?

Ai – Pse kishte ndonjë gjë për të kuptuar këtu?

Ajo – Oh, po, sigurisht…

Ai(Duke parë nga ajo) –Sigurisht çfarë?

Ajo – E more hakmarrjen tënde…

Ai– Çfarë hakmarrje…?

Ajo – Kësaj rradhe më pëlqeu mua, ndërsa ty jo… Kjo do të thotë shumë për ty, apo jo?

Ai – Prit, thjesht nuk më pëlqeu, kaq! Nuk kam plan të them që më pëlqeu, thjesht për të të bërë qejfin ty!

Ajo – Ti nuk the që nuk të pëlqeu, ti the që ishte skandal. Nuk është e njëjta gjë! Ai – Epo, unë nuk shoh ndonjë ndryshim… Ajo – Ishte skandal, mua më pëlqeu, pra unë jam skandaloze. Ai – Vetë e the…

Ajo – Nuk e kam thënë unë, por Platoni. Ai – Platoni ka thënë që ti je skandaloze?

Ajo – Quhet silogjizëm.Të gjitha gratë janë të vdekshme. Unë jam grua, pradaj jam e vdekshme.

Ai – Nëse e ka thënë Platoni, ateherë… Sa për mua, unë thjesht thashë se kjo mu duk shumë e mërzitshmë. (Pas një pauze) Pastaj, nuk jam i bindur nëse silogjismi yt qëndron.

Ajo – Po pra po, vazhdo ti……

Ai – Por… çfarë të pëlqeu njëherë?

Ajo – Gjithçka!

Ai – Nuk tregon pasiguri kjo?

Ajo – Çfarë nuk të pëlqeu ty?

Ai – Epo, më mirë mos të futem në detaje. Do nevrikosesh prapë…

Ajo – Unë, të nevrikosem? Prit prit, mua nuk më intereson fare që ty nuk të pëlqeu! Mua më pëlqeu, kam më mjafton. Më vjen shumë keq që ti u mërzite…

(Qetësi) Ai – Mos më thuaj që do debatojmë për këtë? Ajo – Ndonjëherë pyes vetën çfarë bëjmë ne akoma bashkë… (Ai e prek me delikatesë në shpatull) Ai – Eja eja… Ajo – Uroj që herën tjetër të na pëlqejë të dyve…

Ai – Ose të pakten që të biem dakort…. (Ajo shikon atë) Ai – Mund dhe të mërzitemi të dy.

Ajo – Epo… kjo është një ide minimaliste për harmoninë nëçift… (Ata ikin, fiken dritat)

2014© La Comédi@thèque – ISBN 979-10-90908-31-4

“Ai dhe Ajo” – Jean-Pierre Martinez – Shqipëroi Adrian Guri